Diana mes lotësh largohet nga shtëpia

Mediale Vip

Diana mes lotësh largohet nga shtëpia

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 21:37
Diana

Një moment prekës dhe emocional ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku konkurrentja Diana Tahiri ka vendosur të largohet nga gara.

Vendimi i saj erdhi pas një situate të rëndë familjare që i është bërë e ditur gjatë vizitës së motrës së saj, Adrianës, në spektaklin e të hënës.

Motra e Dianës e ka njoftuar për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, i cili është i shtrirë në spital në Norvegji pas problemeve me zemrën. Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.

Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Largimi i Dianës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun, i cili ka ndjekur këtë moment emocional. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në rrjetet sociale, duke i uruar forcë dhe shërim të shpejtë babait të saj.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Diana u shqua si një prej banorëve model për sjelljen dhe karakterin e saj, teksa gjatë këtij rrugëtimi krijoi edhe një lidhje me konkurrentin tjetër të shtëpisë, Arionin, për të cilin familja duket se nuk kanë qenë dakord. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat