Vetëm tre sekonda mjaftuan që Marigona me origjinë nga Kosova të merrte vëmendjen e gjithë Greqisë, por edhe atë ndërkombëtare.
Në një lidhje "live" për “Ftesë në 5”, ajo tregon se ç’ndodhi pasi kamera e fokusoi në tribunë gjatë ndeshjes Olympiacos-Villeurban.
Bukuroshja 24-vjeçare tregon se nuk priste që diçka e tillë të ndodhte, ndërsa thotë se pas ndeshjes miqtë e njoftuan se ishte bërë virale.
Marigona shprehet krenare për origjinën që ka dhe duke folur për jetën e saj tregon se si ka emigruar që e vogël nga Kosova, por është rikthyer për ta vizituar sërish.
“Isha në shok. Mendonin që isha greke. Po jam shumë krenare që jam nga Kosova. Kur isha 4 vjeç familja ka vendosur të shkojë në Gjermani. Para shtatë vitesh kemi ardhur në Greqi për të jetuar me shokun tim. Gjermania dhe Greqia janë shumë ndryshe, na pëlqen jeta këtu për shkak të detit. Në punë ndihmoj shokun tim, merret me ora të shtrenjta. Kam pasur oferta për modeling, edhe shumë të tjera në televizion.
Me shokun tim jemi njohur në Gjermani, kemi vendosur të vijmë vetëm për pushime, na ka pëlqyer vendi dhe vendosëm të qëndrojmë. Në gusht ishim në Kosovë, i kam treguar ku jam rritur. Kemi qenë edhe në Shqipëri, i pëlqen. Dëgjon shumë edhe muzikë shqip. Nëse do kishte pasur det në Kosovë do kishim jetuar atje”, tregon ajo.
E pyetur nëse do të ishte e gatshme të punonte për ndonjë projekt televiziv në Shqipëri, 24-vjeçarja tha: “Pse jo?”