Noizy reagon ashpër për rastin e 14-vjeçarit në Shqipëri dhe për ndalimin e TikTok-ut: Po e vuaj vetë me psikopata, uroj të merren masa

Mediale Vip

Noizy reagon ashpër për rastin e 14-vjeçarit në Shqipëri dhe për ndalimin e TikTok-ut: Po e vuaj vetë me psikopata, uroj të merren masa

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:36
Noizy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë gjatë këtyre ditëve.

Kjo pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u ther me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lidhur me ngjarjen pati reagime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi as nga reperi Noizy.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Noizyt:

“Do flas në gjuhën që të më kuptoni ju adoleshentët e fortë.

Në kohën kur isha unë adoleshent e sumë moshatarë si puna ime, i masnim me mundje, ose ndeshje boksi tek e tek, pa armë pa thika kaçavida, pistoleta etj.

E në fund kush fiton fiton jepnim dorën njëri-tjetrit dhe aty u ndante shapi nga sheqeri.

Ju adoleshentët e sotit nuk jeni më se unë e moshatarët e mi, këtë ua siguroj unë me 1 milion firma, ju që përdorni armë që në këtë moshë jeni legena, jeni frikacakë dhe adoleshentë të dështuar, përfundimi do të jetë shumë i keq për ju këtë ta keni të sigurt, po tregohem i ashpër por është e vërteta, unë po e vuaj vetë me psikopata të TikTok-ut, këtë gjë dhe e di mirë se çfarë po flas, uroj që Qeveria të marrë masat për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri.

Dhe shpreh keqardhje për familjen e djalit që u nda nga jeta me hile e një moshatarit të vetë. Turp o çuna futuni në boks që të fitoni siguri në vetvete mos të keni nevojë të mbani thika e armë nga frika.

Adoleshent, çuna, burra me armë janë dhjaksa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat