Në një diskutim me banorët, Xheneta Fetahu, ka ndarë pakënaqësitë e saj ndaj veprimeve të Gjestit.
Banorja duket e zhgënjyer për shkak të disa fjalëve që ka thënë, të cilat siç shihet nuk po i pëlqejnë.
Ndër të tjerash, modelja shqiptare thotë se dëshiron të ketë në krah një partner më serioz.
“Dua një partner që fjala e tij të ketë shumë peshë, e jo që qeshet”, u shpreh ajo.
Konkurrentja theksoi: “Unë nuk kam qejf me qenë një mashkull ngjitës, më frikëson kjo gjë”.
E njëjta u bazua edhe në lidhjen e mëparshme që kishte me një djalosh turk, të cilin e kishte akuzuar edhe për dhunë.
Pritet të shihet në vazhdim se si po vijon kjo marrëdhënie e dyshes së njohur.