Ariana Grande i ka lënë fansat e saj të shqetësuar për shëndetin e saj pasi këngëtarja dukej jashtëzakonisht e dobët gjatë paraqitjejeve të fundit në tapetin e kuq teksa prezantonte ‘Wicked’ në Los Angeles dhe në Londër.
Faqet e 31-vjeçares thuajse nuk ekzistonin ndërsa ajo pozonte me një fustan të verdhë, ndërsa e gjithë struktura kockore e shpatullave të saj mund të dallohej, duke i lënë fansat të shqetësuar se ndoshta ajo po vuan me kequshqyerjen dhe lipoatrofinë.
Grande gjithashtu dukej e lodhur, në krahasim me kolegët të saj, madje edhe në krahasim me fotot e kaluara të yllit.
Kequshqyerja mund të shkaktojë një sërë problemesh përtej humbjes së peshës. Për shembull, mund të rrisë rreziqet e rënies dhe mund t’i lërë njerëzit të imunokompromentuar, duke rritur kështu gjasat e infeksionit.