Gjatë eventit “Women in Hollywood 2024”, të organizuar nga ELLE në hotelin Four Seasons në Los Anxhelos më 19 nëntor, Selena Gomez ndau me të pranishmit një këshillë të veçantë që ka marrë nga një aktore tjetër dhe që ka ndikuar thellë në jetën dhe karrierën e saj.
Ajo zbuloi për PEOPLE se njëherë, një grua që ajo e respekton shumë, i kishte thënë: "Mos e merr veten shumë seriozisht."
Bukuroshja shpjegoi se kjo këshillë i ka dhënë mundësinë të jetë më e hapur, më e ndjeshme dhe më e dhembshur si person, duke e ndihmuar të përjetojë më mirë karakteret që ka luajtur dhe të vlerësojë më shumë punën që bën. Ajo theksoi se kjo këshillë mund të tingëllojë e thjeshtë, por ka funksionuar shumë mirë për të, duke i mundësuar të ketë një qasje më të shëndetshme ndaj punës dhe jetës personale.
"E di që tingëllon e çuditshme, por në fakt funksionon", shtoi artistja, duke theksuar se ishte një këshillë e thjeshtë, por me shumë vlerë, që e ka ndihmuar të rritet dhe të bëhet një person më i mirë, si në karrierën e saj artistike, ashtu edhe në jetën e saj përditshme.