Në emisionin e së martës në Andale është komentuar rikthimi i Encës në muzikë pas një kohe të gjatë.
Fatosi, Kostjani, Xhesiana dhe Artemisa kanë ndarë mendimet e tyre për këngën e re të Encës, kryesisht duke kritikuar tekstin.
Pjesë e diskutimit u bë dhe investimi i madh për realizimin e videoklipit të këngës, që shtyu Xhesianën të pyesë: “Ore, ku i gjeti lekët Enca për të bërë videoklipin?!”
Enca prej disa vitesh, nuk e ka fshehur faktin se ka një llogari personale me materialet e saj në platformën OnlyFans (kompani që prodhon dhe ofron përmbajtje për të rritur online, por jo vetëm).
Nga hulumtimet e Fatosit, njërit prej moderatorëve, rezultoi që llogaria e Encës bën pjesë në llogaritë me fitimet më të larta, që i takojnë një 0.1%-ëshi nga totali i llogarive.
Me informacione që sigurohen lehtësisht nga Google, këto llogari, rezultojnë të fitojnë rreth 100.000 euro në muaj për përmbajtjen që ofrojnë.
Kështu, u zgjidh lehtësisht dilema se nga i gjen paratë Enca për të realizuar videoklipe të kushtueshme për këngët e saj!