Duket se lidhja mes Kevinit dhe Anes po bëhet më serioze.
Pas puthjes romantike natën e mbrëmshme, një “lëvizje” është parë edhe në rrjetet sociale.
Ana dhe nëna e Kevinit kanë filluar ta ndjekin njëra tjetrën në profilet e tyre në Instagram, kuptohet që profili i Anës menaxhohet nga ndonjë i afërm i saj, jashtë shtëpisë.
Mbase lidhja e tyre po bëhet më serioze me gjithë kundërshtimet nga familja e Anës dhe dyshen mund ta shohim bashkë për kohë të gjatë.