Richard Gere ka tronditur prezantuesen e një emisioni të mëngjesit duke bërë një gjest të turpshëm në mënyrë të papritur, ndonëse ishin në një transmetim të drejtpërdrejt.
Aktori, 75 vjeç, ishte në emisionin “Today Show” për të promovuar rolin e tij në “The Agency”, një serial i ardhshëm për Paramount+ me Showtime.
Duke folur me prezantuesen Savannah Guthrie, aktori papritur ngreu gishtin e mesit pas një klipi nga shfaqja.
Guthrie mbeti e hutuar, gjersa iu drejtua: “Ti sapo bëre një gjest të turpshëm në këtë emision të mëngjesit”.
Më pas ajo u përpoq t’ia mbulonte dorën me skaletë, duke i thënë: “Po të përgjoj”.
Lëvizja fillimisht dukej e pashpjegueshme, veçanërisht për Gere-in e famshëm.
Ai shpjegoi shpejt se personazhi i tij ngre gishtin e mesit në fund të klipit nga “The Agency”.
“Ti nuk u tregove, por kjo është ajo që bëra unë në pjesë”, tha ai. “Ky ishte klipi”.
Dyshja vazhduan me intervistën, megjithëse ishte e qartë se moderatorja nuk ishte e kënaqur me lëvizjen e papritur.