TikTok-erja shqiptare Kristina Beqiri me emrin "Kristjaahh" është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, pasi tentoi t’i japë fund jetës.
Kristina shpesh herë është shprehur edhe në postimet e saj në Instagram që tregohet shumë e qartë me ndjekësit e saj për komentet që e vrasin psikologjikisht.
Mësohet se komentet e njerëzve që shpesh herë e quajnë si një "vajzë që vjedh pensionet e të moshuarve" dhe bullizimet e shumta, duket se e kanë shtyrë drejt vendimit drastik.
Vetëm para pak orësh ajo ka postuar sy statuse në rrjetet sociale, ku kërkon që ndjekësit të mos e lëndojnë me "shpifje" ndaj saj.
Pas kujdesit të mjekëve raportohet se Kristjana Beqiri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.