“Çifti më i mirë”, Gjesti ironizon me afërsinë që kanë krijuar Driloni dhe Edi teksa ua bën një zemër me lule në krevat

Mediale Vip

“Çifti më i mirë”, Gjesti ironizon me afërsinë që kanë krijuar Driloni dhe Edi teksa ua bën një zemër me lule në krevat

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 18:47
Big Brother Kosova

Gjesti, i njohur për humorin dhe natyrën e tij spontane, ka vendosur të ironizojë afrimitetin e fundit mes dy banorëve të shtëpisë, Drilonit dhe Edit.

Për t’i bërë shaka, ai përgatiti një “surprizë” të veçantë duke u mbushur shtratin me lule të vendosura në formë zemre, një gjest që shkaktoi shumë të qeshura mes banorëve.

“Çifti më i mirë,” tha Gjesti, ndërsa Ana e ndihmoi për realizimin e kësaj ideje humoristike.

Driloni dhe Edi, të cilët kohët e fundit janë bërë shumë të afërt, kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndjekësit kanë vënë re afrimitetin e tyre, sidomos pasi ata kanë zgjedhur të flenë pranë njëri-tjetrit, duke nxitur diskutime dhe spekulime humoristike.Gjesti, përmes kësaj shaka, tregoi edhe një herë se si momentet e thjeshta dhe spontane mund të sjellin argëtim dhe atmosferë pozitive brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat