Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”

Mediale Vip

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 22:25
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka hyrë në botën e biznesit duke u bërë aksionare në kompaninë e njohur të pijeve alkoolike “Provocativo”.

Lajmin emocionues e ndau vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, duke postuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Në një postim në InstaStory, Bebe konfirmoi partneritetin e ri, duke shkruar: “Për juve që po pyesni. Po, unë jam aksionare në ‘Provocativo’. Jam kaq e emocionuar për ju djema që ta provoni atë… nëse jeni mbi 21 vjeç kuptohet”.

Image
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”

Bebe Rexha ka marrë pjesë si aksionerja kryesore në zhvillimin e “Provocativo”, një markë që përfaqëson një cuvée të Cava – një verë e gazuar spanjolle me synim ndërkombëtarizimin.

Përmes këtij partneriteti, ajo shfaqet si një zë i fuqishëm për femrat në një industri që tradicionalisht dominohet nga burrat.

“Provocativo” ka bërë një thirrje të veçantë për femrat, duke i kushtuar muajin mars fuqizimit të tyre dhe duke mirëpritur Bebe Rexhën si një ambasadore e denjë për markën.

Partneriteti i saj me kompaninë pritet të ndikojë pozitivisht në zgjerimin e pranisë ndërkombëtare të markës, duke i dhënë një frymë të re dhe kreative.

Bebe Rexha, e cila ka spikatur për hitet e saj si “Meant To Be” dhe “I’m Good (Blue)”, tani shton një tjetër dimension karriere në portofolin e saj, duke dëshmuar suksesin e saj edhe jashtë muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat