Bukuroshja shqiptare Marigona është rikthyer sërish aty ku mori famën, duke parë ndeshjen e skuadrës së saj të zemrës në Greqi, Olympiakos.
Tifozja mbresëlënëse u bë e njohur në të gjithë Greqinë pasi kamera e kapi për disa sekonda në tribunë gjatë një tjetër ndeshjeje.
Tani ajo gëzon famën dhe vëmendjen, por nuk harron të mbështesë skuandrën e saj. Marigona, e cila është me origjinë nga Kosova dhe jeton në Gjermani, ka 7 vite që ndodhet në Greqi dhe nuk humbet asnjë ndeshje të Olimpiakos.
Partneri i saj grek e bëri atë një tifoze të skuadrës së Pireut. Marigona është adhuruese e Vezenkovit në basketboll dhe El Kaabit në futboll.