Reagojnë familja e Anës për lidhjen me Kevinin

Mediale Vip

Reagojnë familja e Anës për lidhjen me Kevinin

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 10:11
Ana dhe Kevini

Ana dhe Kevini po jetojnë një romancë dashurie brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, shkëmbyen puthjen e parë para disa ditësh.

Është Ana ajo e cila mbrëmë është pyetur për mëndimin e saj, se çfarë mund të mendojnë familjarët e saj rreth kësaj lidhjeje.

Ana ka thënë se familjarët çdo herë e kanë mbështetur dhe se për ta është e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, duke konsideruar në këtë formë se Kevini është djalosh që duhet t’u pëlqejë.

E me të parë këtë deklarim të Anës ka reaguar e ëma e saj.

“Të duam ty dhe lumturinë tënde. Çika e mamit”, ka shkruar ajo krahas kësaj paraqitjeje të Anës, çfarë edhe na shtynë të mendojmë se ata mbështesin Anën në zgjedhjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat