Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Mediale Vip

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 10:38
Sara Kolami

Sara Kolami përflitet për një kohë që ka një pëlqim për Drilonin, banori me të cilin ajo ka pasur një lloj shoqërie të ngushtë.

Aktorja nuk e ka shprehur zyrtarisht pëlqimin për të, porse disa veprime dhe diku mes rreshtave e kanë bërë të nënkuptojnë një gjë të tillë.

Në darkën e të nominuarve, Sara u pyet për moshën ideale që duhet ta ketë partneri i saj, përmes secilës u përgjigj se idealja për të është diku nga 30 e sipër, megjithatë sipas saj “disa janë më të pjekur përkundër moshës së re”.

Modelja, tani pas insistimeve edhe nga banorët u përgjigj se nuk i pengonte mosha e Drilonit.

“Për momentin unë jam e sigurt për shumë gjëra, por të vetmen gjë që mund të them është se ‘jo! Nuk më pengon mosha e Drilonit”, ka potencuar Sara mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat