“Jam e shkatërruar”/ Gresa i ‘hap zemrën’ Anës dhe Sarës, i tregon arsyen e ndarjes nga ish-i

Mediale Vip

“Jam e shkatërruar”/ Gresa i ‘hap zemrën’ Anës dhe Sarës, i tregon arsyen e ndarjes nga ish-i

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:12
Sara Kolami dhe Gresë Gashi

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresë Gashi, ka hapur zemrën me Anën e Sarën, duke i treguar për ish të dashurin e saj.
Ajo u tregon vajzave se për të ishte ‘vetëm ai dhe Zoti’ teksa u foli edhe se si familja e saj ishin kundër asaj lidhje.

“Unë kam qenë shumë e dashuruar me një djalë nga Kukësi ka qenë i dashuri im i parë. Sa fillova fakultetin në aktrim menjëherë e gjeta, unë jetoja në Prishtinë dhe ai vinte e rrinte nga 1 javë. Por, mentaliteti i familjes së tij ka qenë shumë ndryshe dhe kur e morën vesh familja ime se po dalë me të ishin shumë kundër – por duke u pjekë e kam parë se kishin të drejtë”, u shpreh Gresa.

“Unë nuk kisha sy për djalë tjetër, për mua ka qenë vetëm ai dhe Zoti. Unë isha e gatshme të bëja gjithçka për atë dashuri”, u shpreh Gresa.

Mes tjerash, Gresa u tha vajzave se pas ndarjes nga ai ishte e shkatërruar.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat