Denisi dhe Xhesika, edhe pse një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku, para pak muajsh kanë njoftuar se janë ndarë.
Denisi në një intervistë ka treguar versionin e tij të arsyes që çoi në ndarjen e tyre.
Një pjesë nga intervista:
Esteri: Pse u ndatë?
Denisi: Kishte një zbehje nga ana e asaj, kishte zbehje dhe nga ana ime për shkak të disa ndodhive që po I mbaj sekret. Nëse nuk është me dëshirë dhe në qoftë se nuk jemi në një faqe, atëherë për të mirën e të gjithëve e ndan muhabetin.
Esteri: Gjithmonë kur ndahet një çift secili thotë për tjetrin se është fajtor ai, është fajtor ajo, në rastin tuaj ju mbeti faji të dyve?
Denisi: Për shkak të një postimi të panevojshëm, faji disi më ka rënë mua. Unë do e mbaj fajin që pala tjetër të ndihet rehat, nuk është problem.