Zayn Malik ka nderuar ish shokun e tij të grupit One Direction, Liam Payne në koncertin në Leeds të shtunën mbrëma, me një tabelë ku shkruhej: “Të dua vëlla”.
Mesazhi, i cili është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, kishte edhe emrin e Payne dhe vitin kur lindi e vdiq.
Turneu i Malik ishte menduar të fillonte në Edinburg në fillim të kësaj jave. Megjithatë, ai ricaktoi dy nga performancat e tij në qytet. Këngëtari gjithashtu shtyu më parë turneun e tij në SHBA, pas vdekjes së Payne.
31-vjeçarari u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit ku ishte akomoduar në Argjentinë muajin e kaluar.
Ceremonia mortore u mbajt të mërkurën Amersham në Buckinghamshire dhe pjesëtarët e grupit “One Direction”, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Malik ishin në varrim, si edhe e dashura e Payne, Kate Cassidy dhe ish-partnerja e tij Cheryl, me të cilën ka një djalë.