Vajza e Getit dhe Marinës feston sot ditëlindjen, reperi i bën urimin prekës

Mediale Vip

Vajza e Getit dhe Marinës feston sot ditëlindjen, reperi i bën urimin prekës

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 09:19
Familja e Getit

Marget, vajza e Ghetto Geasyt dhe Marina Vjollcës, feston sot ditëlindjen.

E urimet për të voglën e tyre, nuk kanë munguar.

Reperi përmes një postimi në Instagram, i ka bërë një urim emocionues, duke e uruar e ia shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

”Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Babi gjithmonë do të jetë këtu për ty, në çdo hap që merr, dhe do të të dua pa fund, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua me gjithë zemrën time, princesha ime!”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat