Një stjuardesë e ‘British Airways’ është në rrezik të humbasë vendin e punës pasi postoi online se ndodhej në të njëjtën fluturim që po transportohej trupi i Liam Payne.
Summer-Leigh Morrison publikoi një postim në Instagram për të informuar ndjekësit e saj se ajo ishte pjesë e ekuipazhit të fluturimit ku ishte arkivoli i ish-yllit të “One Direction”, shkruan DailyMail.
Ajo besohet se ka shkelur rregullat e rrepta duke ndarë me ndjekësit një fotografi të manifestit të fluturimit të ‘British Airways’, ku zbulohen pasagjerët e fluturimit.
Në postimin e saj, ajo shkroi: “Sapo më njoftuan se po transportojmë një arkivol sot. “Të kuptosh më pas se është trupi i Liam Payne dhe familja e tij ndodhet gjithashtu në fluturim me ne, është thyerje zemre”.
Mësohet se stjuardesa është pezulluar ndërsa drejtuesit e ‘British Airways’ po hetojnë rastin.