Një mama e rreptë! Cardi B ka këtë kusht për fëmijët e saj

Mediale Vip

Një mama e rreptë! Cardi B ka këtë kusht për fëmijët e saj

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 16:15
Cardi B

Cardi B tha me shaka se do t’u thyente iPad-ët e fëmijëve të saj nëse nuk do të merrnin raporte të mira shkollore këtë javë.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë një video argëtuese nga makina e saj gjatë rrugës për në një konferencë prindër-mësues për dy fëmijët e saj Kulture, gjashtë vjeç dhe Wave, tre vjeç.

Ajo u shpreh: ‘Rrugës për në konferencat prindër-mësues. iPad-ët do të prishen, telefonat do të hidhen në plehra, televizorët do të shkëputen, kabllot do të fiken. Unë nuk jam duke luajtur. Unë jam ajo lloj mami.!’

‘Jo, po bëj shaka. Nuk do t’i bëj të gjitha këto, por shpresoj të dëgjoj diçka të mirë për ata!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat