Këngëtari i njohur, Neki Emra ka folur publikisht për herë të parë në emisionin “Sol”, për vdekjen e babait të tij.
Mes emocioneve të forta, Emra tregon mallin dhe sa vështirë e kishte të përballej me faktin se babai i tij nuk është më.
Babanë e ndjerë, ai e quan hero e njeri të jashtëzakonshëm.
“Çdo babë për fëmijë është hero, ai ka bërë çdo gjë që me qenë na këta që jemi. Ka luftuar shumë që të na shkollojë, ka mbështetur edhe nënën që të shkollohet atë kohë. Muzikën, krejt çka kam sot, e kam falë tij. Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, ndihem njeriu më me fat që e kam pasur babë, unë emocionona për faktin që më mungon të flas me të, ka qenë këshilltari im numër një në karrierë. Unë ndihem krenar që ai ka qenë deri në këtë moshë, ndihna krenar”, tha Emra.
“Unë i mendoj gjithmonë vetëm momentet e mira me të, e kam nostalgjinë, e kam atë ndjenjën vetëm një fjalë me të ta shkëmbej. Fjalët e fundit i kam shkëmbyer me të, nuk ka qenë i vetëdijshëm por kam besu e shprehu se po më dëgjon. Na ka lënë shumë amanete, e ne po mundohemi t’ia plotësojmë”.
Tutje këngëtari shton se pas vdekjes së babait ai ka qenë i thyer, mirëpo këtë nuk ua reflektoi njerëzver përreth.
“Kam qenë i thyer, por nuk kam dashur këtë t’ua reflektoj njerëzve, por dua ta falënderoj Zotin që ma dërgoi një fuqi të jashtëzakonshme, sepse kam qenë i frikësuar, kam qenë fëmija i parë, kam qenë pika e dobët e tij, njëjtë sikur ai e imja”.