Është publikuar videoja kur Edi dhe Driloni kanë ofenduar banoren e “Big Brother Vip Kosova 3”, Sara Kolami.
Edi, i cili fillimisht thotë se “Sara nuk është çikë e keqe, është e bukur”, më tutje e ofendon atë.
Ofendimi madje është i rëndë. Ai e quan atë “kurvë”.
Tutje, ndërsa po qëndronin në kuzhinë, Edi i jep këshilla Drilonit se si ta luajë lojën me Sarën.
Ai e merr lëngun, duke nënkuptuar Sarën, e afron nga vetja dhe pastaj e hedh.
Teksa Sara jep lajmin se “dreka është gati”, duket se irritohet Driloni, i cili dëgjohet tek thotë “kqyre kjo”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: