Ana Ejupi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Nëna ime e do shumë Kevinin

Mediale Vip

Ana Ejupi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Nëna ime e do shumë Kevinin

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 16:35
Ana Ejupi

Ana Ejupi u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, i cili pritet të bie akoma për shkak të sfidave të banorëve.

E njëjta veç lojës brenda shtëpisë krijoi edhe një lidhje me këngëtarin Kevin Edmond.

Teksa në fillim mori një mesazh nga familja për raportin me artistin, ajo vendosi që të dëgjojë zemrën.

Pak para daljes, ata shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa po shijonin pishinën së bashku.

E pas largimit nga BBVK, Ana ka folur për herë të parë për të dhe pasiguritë që kishte.

Ish-banorja theksoi se familja e saj e duan atë dhe kanë biseduar me të ëmën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat