Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, i ka treguar sekretin e tij hutit nga ArtMotion.
Konkurrenti i tregoi hutit se si e kishte korruptuar një person të shtetit në Kosovë.
“E kam pasur një rast, puna e komunikacionit, e kam korruptuar dikë me pare dhe atëherë më ka lëshuar. E përshëndes”, tha ai.
Përveç Edit, edhe banorët e tjerë kanë treguar sekretet e tyre, ato që nuk i kishin zbuluar më parë për publikun.
I njëjti ditën e djeshme (e diel) mori vëmendje të madhe për një deklaratë për Sara Kolamin.
Ai e kishte ofenduar atë, derisa po bënte një bisedë me Drilon Ramën, duke e nxitur për një raport mes tyre.
Pritet të shihet nëse ‘Vëllai i Madh’ do të marrë ndonjë vendim lidhur me këtë rast.