Kellie James, nëna e 3 fëmijëve ka treguar zakonin e saj të fshehtë se shikon video poronografike para se të marr fëmijët e saj nga shkolla.
Sipas saj kjo e bën atë të ndihet më të relaksuar, më shumë se ç’do të ndihej nëse do kryente marrëdhënie me burrin e saj shkruan “The Sun.”
“Përpara se të shkoj në shkollë dhe të marr fëmijët unë shoh video pornografike 10 minutëshe. Çdo ditë kur ora shënon 14:45 unë marrë telefonin tim dhe dëgjoj zhurmat e shkaktuara nga seksi.”
“Nëse njerëzit që më njohin do ta dëgjonin këtë do të tronditeshin, mirëpo mua kjo më bën një mama më të lumtur,” shprehet 46-vjeçarja ndërsa shton se: Fëmija i askujt nuk meriton një mama me humor të keq kur del nga shkolla”.
Ndër të tjera gruaja e martuar shprehet se shikimi i atyre video-ve e bën të ndihet një nënë e shkëlqyer ndërsa teksa tregon se ka raste që i shikon edhe nga dy herë në ditë.
“Që gratë të shikojnë porno është një tabu për pjesën më të madhe të njerëzve por unë kënaqem me to, madje ndonjëhërë ndodh që t’i shikoj edhe dy herë në ditë’ përfundon James për “The Sun”.