Supermodelja e viteve ’90, Gerogina Cooper së fundmi ka humbur jetën nga një sëmundje kronike e quajtur cirroza e mëlçisë pasi organet e saj kanë pësuar gjakderdhje.
Georgina, mbiemri i të ciës pas martesës ishte Smith, u sëmur më 21 tetor në ishullin grek të Kos.
46 vjeçarja kishte qenë me pushime me partnerin e saj Nigel kur fillimisht u dërgua me urgjencë në një spital lokal përpara se të transportohej me avion në një spital në Kretë ku edhe humbi jetën pas pesë ditësh nën kujdes intesiv.
Sipas Daily Mail, një mjek i urgjencës lokale ka thënë se nuk ishte nevoja për autopsi pasi sëmundja e saj dihej.
“Mjekët bënë atë që mundën, por për shkak të gjendjes së saj nuk mund të bëhej shumë,” ka thënë një zëdhënës i spitalit teksa ështoi se: Ajo vdiq nga cirroza e mëlçisë dhe gjakderdhja e brendshme. Mjeku ligjor vendosi se nuk kishte nevojë për një autopsi, sepse historia e sëmundjes së saj ishte e njohur,” përfundon ai.
Georgina Cooper do të varroset menjëherë pasi të mbërrijë në Angli ndërsa familjarët dhe burri i saj po përpiqen të pranojë tragjedinë e rëndë.