Edi duket se do shkaktojë tërmet me vendimin e tij mbi qëndrimin ose jo në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
Në një bisedë që bënte me Drilonin, ka lënë dyshime për një largim të mundshëm.
”E ki vendos, a s’e ki vendos?”, e pyeste Driloni.
”Vallai bablok, prej 90% po, po të kallxoj drejt”, përgjigjet Edi.
”Sot a nesër?”, vazhdonte Driloni i hutuar.
”S’dihet, se qitu më ka ardhë bro. Ton natën e gjatë qaty mendt i mbajsha. So ka më hecë mo. Jo puna këtu, jo puna e banorëve, po puna e punëve të mia, se mi pa pasë para se me hy këtu, s’kish pasë kurrfarë problemi”, shtonte Edi.
Megjithatë veç këtij mesazhi plot mister, Edi i dha këshilla të drejtpërdrejta Drilonit që të vazhdojë të jetë autentik.
”Çkado që ndodhë sonte bro, edhe me mu, po edhe me neve, ti rri veç vetevetja qetu brenda”.
”Mos u mshel mo. Mos rri urtë, bro, se po të ka hije”, dëgjohej Edi ndër tjera.