”So ka më ecë mo”, Edi me fjalë mister ndaj Drilonit, a po e braktisë shtëpinë?

Mediale Vip

”So ka më ecë mo”, Edi me fjalë mister ndaj Drilonit, a po e braktisë shtëpinë?

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 20:17
Edi dhe Driloni

Edi duket se do shkaktojë tërmet me vendimin e tij mbi qëndrimin ose jo në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Në një bisedë që bënte me Drilonin, ka lënë dyshime për një largim të mundshëm.

”E ki vendos, a s’e ki vendos?”, e pyeste Driloni.

”Vallai bablok, prej 90% po, po të kallxoj drejt”, përgjigjet Edi.

”Sot a nesër?”, vazhdonte Driloni i hutuar.

”S’dihet, se qitu më ka ardhë bro. Ton natën e gjatë qaty mendt i mbajsha. So ka më hecë mo. Jo puna këtu, jo puna e banorëve, po puna e punëve të mia, se mi pa pasë para se me hy këtu, s’kish pasë kurrfarë problemi”, shtonte Edi.

Megjithatë veç këtij mesazhi plot mister, Edi i dha këshilla të drejtpërdrejta Drilonit që të vazhdojë të jetë autentik.

”Çkado që ndodhë sonte bro, edhe me mu, po edhe me neve, ti rri veç vetevetja qetu brenda”.

”Mos u mshel mo. Mos rri urtë, bro, se po të ka hije”, dëgjohej Edi ndër tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat