Dy ish-kunatat më të përfolura të medias rozë, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, duket se tashmë janë bërë mike të pandara dhe kanë udhëtuar bashkë drejt Italisë.
Kanë qenë vetë këngëtaret të cilat përmes disa postimeve në rrjetet sociale krah njëra-tjetrës, kanë treguar se po kalojnë disa ditë pushimi së bashku.
“Sot masi u perlajtem e u pajtum, e u pajtum, e u perlajtem se kush pe qet qajin, e pi shtin ent n’maqin u pajtum… qe asnjona HIQ!”, ka shkruar Tuna krahas një foto me Norën.
Po ashtu, edhe Nora ka publikuar në Instastory një video, teksa duket Tuna duke hipur në makinë.
Artistet janë komentuar jo pak për raportet jo të mira mes tyre, që pas martesës së Tunës me ish-kunatin e Norës, Patris Berisha.
KRIZA MES ÇIFTEVE
Lajmet se këngëtaret Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi nuk shkonin mirë janë komentuar dhe nga ish-bashkëshorti i Norës, Robert Berisha. Dyshimet nisën pas ditëlindjes së parë të Tianit, djalit të Tunës dhe Patrisit.
Në festën e madhe që ata organizuan për djalin, ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Mediat ngritën pyetjen: “Pse mungoi Robert Berisha dhe Nora Istrefi në këtë festë familjare?”, së cilës Roberti iu përgjigj me diplomaci ato ditë, se ata kishin qenë në një udhëtim për koncert.
Por, mesa duket, kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e mungesës së tyre. Përgjigjen pyetjes e dha dje Roberti te “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikonte sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të nipit, ai vendosi të flasë më në fund.
Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: “Me Tunën jo dhe as nuk dua të takohem më!”, tha Roberti në formë të prerë.
Sipas tij, “Nora nuk ka pasur kurrë probleme me personazhe të showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë, në 15 vite karrierë dhe madje ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë. Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap! Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” tha Roberti, duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. As Nora nëse është ajo…”, deklaroi Roberti asokohe.
Dy këngëtaret para se të ishin kunata, dikur kanë qenë shoqe të ngushta, por miqësia e tyre u prish, kur Nora u bë e dashura dhe gruaja e Robert Berishës, ndërsa Tuna, gruaja e ish-burrit, Rilind Reka. Distanca e tyre vazhdoi gjatë deri kur Tuna nisi të shoqërohej me ish-kunatin e Norës tashmë, Patris Berishën.
E nuk zgjati shumë kjo miqësi, pasi mediat e Kosovës folën për sherr kunatash në showbiz. Nora dhe Tuna papritur nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në “Instagram”, ndërkohë që nuk dihet arsyeja e këtij konflikti të përfolur mes tyre, i cili tashmë duket se nuk është më.