Thotë se e provokoi, Lela i reagon edhe në spektakël Gjestit: Nuk e kam bërë me qëllim, jam ndjerë shumë keq

Mediale Vip

Thotë se e provokoi, Lela i reagon edhe në spektakël Gjestit: Nuk e kam bërë me qëllim, jam ndjerë shumë keq

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 21:32
Big Brother Kosova

Gjesti dhe Lela Seferi gjatë këtyre ditëve patën një përplasje me njëri-tjetrin.

Kjo pasi këngëtari u shpreh se u ndje i provokuar nga banorja, pasi në një moment e kishte prekur me këmbë.

Ngjarja u diskutua edhe në spektakël, teksa Lela thotë se nuk e ka bërë me qëllim këtë.

“Nuk më ka pëlqyer çfarë ka thënë Gjesti. Nuk e kam bërë asnjëherë me qëllim që me provoku Gjestin. E kam konsideruar shok shumë të mirë. U preka dhe qajta për faktin se prej që jam këtu brenda ka qenë puna me Drilonin, tani prapë banorët e tjerë që ti ke sy për atë ti ke për këta, edhe Gjesti”, u shpreh ajo.

Konkurrentja tutje theksoi: “Nuk e kam bërë me qëllim për këtë kam dalë jashtë vetes dhe jam ndjerë shumë keq. E kam bërë pavetëdije”.

Gjesti nga ana tjetër tha: “Unë e kam thirr privatisht me fol. Nuk kam qejf t’i hy askujt në mes. Jam ndjerë se ka qenë hera e dytë, unë u largova tani prapë. Aty pata dyshime”.

Nga ana tjetër, opinionistja Olta Gixhari i tha se e ka ekzagjeruar këtë pjesë dhe më shumë se ngacmim ishte qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat