"E rreh gruaja", Luiz Ejlli i përgjigjet indirekt Olta Gixharit

Mediale Vip

"E rreh gruaja", Luiz Ejlli i përgjigjet indirekt Olta Gixharit

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 22:52
Luiz Ejlli/ Olta Gixhari

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje,” Olta Gixhari zbuloi disa të pathëna dhe ndau momente emocionuese nga jeta dhe karriera e saj. Megjithatë, ajo nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje për marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin.

Olta sqaroi se, pavarësisht bashkëpunimit të tyre në një film, ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u afruar si miq. “Është budallai moj. E rreh gruaja,” tha ajo me shaka.

E duket se ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e Luizit. Ai vendosi t’i përgjigjej me humor në foton më të fundit të bashkëshortes së tij, Kiara Tito, në Instagram.

“Ça mos me m’rrah kjo. Kam gru, jo llafe,” shkroi Luizi, duke lënë të kuptohet se e kishte marrë me sportivitet komentin e Oltës.

Image
Kiara Tito
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat