Alban Hoxha, një nga emrat më të spikatur të sportit shqiptar, ka festuar së fundmi ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij, këngëtarja e dashur Çiljeta Xhilaga, ka ndarë një dedikim të veçantë dhe plot dashuri për të.
Përmes një postimi në “Instastory”, Çiljeta ka treguar tortën e ditëlindjes së Albanit, një detaj i ngrohtë dhe personal që tërheq vëmendjen për mesazhin e shkruar mbi të: “Buci, të duam.”
Por urimi nuk përfundoi me kaq. Çiljeta i shtoi postimit të saj fjalët plot emocion: “Edhe 100, Buci i shtëpisë sonë.”
Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga kanë qenë prej kohësh në vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre të veçantë.