Xheneta Fetahu dhe Anisa Veseli kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP.
Ditë më parë, dy banoret kanë thurur një plan që të vënë në lojë banorët e tjerë të shtëpisë.
“Një ditë kur të jemi ul të gjithë bashkë e merr një gotë me ujë dhe ma kthen në kokë dhe thua se tani do t’i përjetosh senet që i ke bërë banorët të përjetojnë”, u shpreh Xheneta dhe kjo u miratua nga këngëtarja.
Por, megjithatë ‘prank-u’ i Xhenetës dhe Anisës duket se doli nga kontrolli dhe arriti cakun nga të dyja që ishte të trazojnë shtëpinë.
Edhe pse disa konkurrentë brenda thanë se e kuptuan këtë, pasi modelja do reagonte më ndryshe, marrë parasysh temperamentin e saj në këtë lojë.
Sidoqoftë, ato e kundërshtuan dhe thanë se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se askush nuk ishte në dijeni.