“A dëshironi të më mbani me zor, unë e thyej derën” - momenti kur Edi kërkoi të largohet nga Big Brother

Mediale Vip

“A dëshironi të më mbani me zor, unë e thyej derën” - momenti kur Edi kërkoi të largohet nga Big Brother

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:21
Edi

Edi u largua pas mesnatës nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kërkoi të linte shtëpinë me dëshirë, pasi tha që ka disa punë që i ka lënë pezull jashtë.

E në momentin që doli, ai ishte tejet arrogant ndaj moderatorëve: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Derisa prezantuesja i kërkoi që të reflektonte, ai tha se nuk dëshiron të rri më në shtëpi.

“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha ndër tjerash Kuqi.

Për këtë i reagoi menjëherë Alaudini, duke i thënë se nuk mund ta thyejë dhe se nuk është në shtëpinë e tij.

Pas kësaj, ai u largua dhe u përshëndet me konkurrentët e tjerë të këtij formati, teksa la edhe porosi për Drilonin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat