“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërkim faljen e Drilonit, Sara?

Mediale Vip

“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërkim faljen e Drilonit, Sara?

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:31
Driloni dhe Sara

Pas disa ditësh tensionesh dhe mosmarrëveshjesh, Sara dhe Driloni janë ulur në një diskutim të gjatë për të sqaruar zënkat dhe ofendimet që i kanë përfshirë së fundmi.

Ata janë përpiqur të tejkalojnë konfliktet e tyre duke biseduar rreth videos së shfaqur ku Edi po e ofendonte Sarën në prani të Drilonit.

E gjithë biseda nisi sërish duke tentuar Sara të kuptoj nëse Driloni me të vërtetë e kishte dëgjuar ofendimin ndaj saj dhe nuk kishte reaguar.

Ani pse Driloni është shprehur sërish i bindur se nuk e ka dëgjuar, Sara po insistonte në po të njëjtën çështje.

“Për atë temë nuk dua të flas më, të kam thënë 100 herë të njëjtat gjëra. Ti nuk po do me e kuptu, kur del jashtë shihe prape videon”, u shpreh Driloni ndaj saj.

Ndërkohë që Sara i tha që i detyrohet një shpjegim, e njëjta u shpreh totalisht e zhgënjyer nga Driloni pasi nuk i ka qëndruar afër as pas ngjarjes dhe situatës së krijuar.

Ndër të tjera, Driloni i ka kërkuar sërish falje Sarës, gjersa kjo e fundit i tha që nga tani e tutje ai të shkoj rrugës së tij dhe kjo rrugës së saj.

“Sara nuk kam çka të them, e di që e ke mirë, me fal që nuk kam ardhë direkt, më fal nëse të kam lëndu me këtë gjë nëse je prek, nuk do të ndodh më!”, i tha Driloni, Sarës.

“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote, e lëmë me kaq, bëj çka të duash. Ke ndryshuar apsolutisht.”, ia ktheu Sara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat