Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti, e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar sot në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë.
Dhe sipas tij, kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.