Enca Haxhia është rikthyer në skenë pas një pauze prej dy vitesh me këngën “Dashni”.
Ajo gjatë kësaj periudhe nuk u shfaq as në intervista, duke lënë kështu çdo gjë sa më private.
Në një bisedë në ‘podcast’-in “So Uindi,” të drejtuar nga motra e saj, bukuroshja ka zbuluar arsyet pas pauzës dhe planet për rikthimin.
“Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le”, u shpreh ajo.
Artistja nga Shqipëria tutje theksoi: “Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”.
E njëjta tani do të jetë më aktive, duke qenë me projekte sa më afër fansave e publikut.