Driloni pasi mblodhi banorët e Big Brother VIP Kosova për të bërë një paralajmërim për ta, ai u prit me kritika nga disa prej tyre.
I njëjti është shprehur se nuk dëshiron që askush ta puth apo t’ia prek trupin pa dëshirën e tij.
E ndaj këtij paralajmërimi që bëri Driloni, ishte Sara banorja e parë e cila i reagoj Drilonit duke i thënë që nuk mund sipas saj, të ‘kërcënoj’ në këtë formë.
“Nuk mund të thuash do e shohësh pastaj, se është si një lloj kërcënimi. Mund të thuash këto janë limitet e mija dhe respektojini”, u shpreh Sara.
“Nëse dal keq është puna jem!”, ia ktheu ai.
Në debat u përfshi edhe Xuxi, i cili e këshilloi Drilonin që të mos shprehet në këtë formë pasi sipas tij, vajzat mund të shkojnë ta puthin vetëm ta qesin nga takti.
“Lojtareve femra, po ju thua nëse ju më puthni kom me reagua qaq keq, e shihni ju qysh ti po i shtyn me të puth me qëllim, edhe me të qitë jashtë!”, u shpreh Xuxi të cilit i reaguan banorët tjerë duke e kundërshtuar ndaj kësaj deklarate të tij.