Pas më shumë se gjashtë dekada karrierë, Cher (78) është gati të tërhiqet nga industria e muzikës.
Cher ka deklaruar se albumi i saj i radhës ndoshta do të jetë i fundit dhe gjatë një shfaqjeje të fundit në Teatrin Lyceum në Londër, ajo i tha publikut se ishte koha për t'i dhënë fund karrierës së saj.
Ajo ka deklaruar se është gati për një pushim, por fillimisht dëshiron të nxjerrë një album të ri, për të cilin thotë se është e emocionuar.
“Unë jam e moshuar, përveç rasteve kur jam në një shtëpi pleqsh”, tha me shaka diva e muzikës.
Ajo pranoi se nuk ishte gjithmonë e lehtë për të të përballej me plakjen dhe se do të dëshironte të bëhej sërish 60-vjeçe.
“Më pëlqejnë të rinjtë, sepse shumë nga miqtë e mi nuk argëtohen aq shumë”, ka shtuar ajo, shkruan Sun.
Këngëtarja aktualisht është e dashuruar me Alexander Edwards, 40 vjet më i ri. Ata nuk e fshehin dashurinë nga publiku dhe nuk iu interesojnë kritikat me të cilat përballen për shkak të diferencës së madhe në moshë.
“Dashuria nuk njeh matematikë”, ishte përgjigjja e saj ndaj komenteve.