Sot po mbahet darka e të nominuarve në shtëpinë e BBVK-së.
Ishte Xuxi, i cili i shtroi dy pyetje Gresës, dhe njëra pyetje siç duket e acaroi aktoren.
“A e konsideron veten lojtare të fortë për shkak se je dalë dy herë e preferuara e publikut, dhe si nënpyetje që je dalë si e preferuar sepse shumica e publikut të voton, apo është një pjesë e publikut që i kanë kushtet e mira dhe të voton?”, ishte pyetja që i shtroi asaj në darkë.
Gresa më pas nuk qëndroi indiferente derisa u përgjigj pa problem.
“Jo, unë nuk e mendoj këtë. Së pari nuk është në kompetenca të mia me vlerësu a jam lojtare e fortë e vendos dikush tjetër. (Po unë e konsideroj veten lojtare të fortë) Natyrisht që publiku ka pa diçka tek unë. Përderisa jom dalë e preferuar edhe normalisht publiku unë e di çka don se unë 5 e 6 vjet jam me këtë publik edhe e kom pas afër gjithmonë publikun edhe më kanë dashtë në një mënyrë të jashtëzakonshme. E di që shumica prej juve nuk keni qenë me mu edhe nuk më njihni. Prandaj e di që shumica e publikut mua më voton, edhe nuk janë veç [ajo pjesë e publikut] se unë po e di pyetjen tonde ku po don me dalë. Nuk besoj që ata që i kanë kushtet e mira më votojnë, unë mendoj që më votojnë ata të cilët e konsiderojnë që unë jam tu bo diçka”, potencoi ajo.