Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet! Viktoria Beckham rrëfen sekretin se pse nuk buzëqesh kurrë në foto

Mediale Vip

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet! Viktoria Beckham rrëfen sekretin se pse nuk buzëqesh kurrë në foto

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 00:37
Viktoria Beckham

Stilistja e famshme Victoria Beckham ka treguar së fundmi arsyen pse kurrë nuk buzëqesh në foto.

Ajo ka rrëfyer se ky detaj lidhet me kompleksin e saj rreth lëkurës.

Stilistja 50-vjeçare, u bë sinonim i imazhit serioz dhe të “ashpër”, duke mos buzëqeshur kurrë në shumë paraqitje publike, shkruan DailyMail.

Victoria është shprehur se është përballur me aknet në adoleshencë dhe për të ka qenë e vështirë të fitojë famë dhe siguri në vetej.

Në një intervistë për The Telegraph, Victoria tha se ndihej jo rehat kur bënte foto dhe nuk ndihej e lumtur brenda vetes për të dhënë një buzëqeshje.

Teksa mendonte se ishte shumë e vetëdijshme për pamjen e saj, Victoria tha: “Ndoshta dukesha e ashpër në shumë foto, por nuk ndihesha rehat, prandaj”.

Dhe nuk ishin vetëm problemet me lëkurë që çuan deri tek paraqitja e saj serioze, por edhe dieta e rreptë.

Victoria ka një dietë mjaft të kufizuar, ku bashkëshorti i saj, David Beckham pati treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet, peshk i pjekur në skarë dhe perime të ziera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat