Arioni dhe Gresa janë përplasur në vazhdimësi të darkës së të nominuarve.
Kësisoj ata u përplasën për takimin e radhës të Arionit me Dianën se a do të jetë në Kosovë apo në Norvegji.
Arioni këmbëngulte se përgjigjen e kësaj do ta ketë porsa të del nga shtëpia teksa Gresa kërkonte që të japë një përgjigje pasi sipas saj ai nuk është i sigurt për takimin e radhës.
Sipas Gresës, Arioni është zmbrapsur që pas lidhjes live me shtëpinë të Dianës dhe e njëjta është shfaqur shumë e ftohtë në raport me të.