Historia prekëse e gruas 38-vjeçare/Si Deborah Vanini vdiq nga kanceri pasi refuzoi trajtimet për t’i shpëtuar jetën foshnjës së saj

Mediale Vip

Historia prekëse e gruas 38-vjeçare/Si Deborah Vanini vdiq nga kanceri pasi refuzoi trajtimet për t’i shpëtuar jetën foshnjës së saj

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:43
Deborah Vanini

Deborah Vanini refuzoi t’i nënshtrohej trajtimit për shërimin e kancerit pasi mjekët, të cilët thanë se ilaçi mund  të vriste fetusin në barkun e saj.

38-vjeçares iu tha se ishte shtatëzanë në të njëjtën kohë kur mori vesh se kishte kancer të fazës së 4.

Mjekët i thanë Deborah se sëmundja ishte përhapur tashmë në një pikë ku ajo do të kishte nevojë për një “ortek” ilaçesh.

Kjo sasi e tabletave jetëshpëtuese që asaj i duheshin rrezikonin  jetën e bebes së palindur.

Gruaja nga Como, Itali , mori vendimin e guximshëm për të refuzuar trajtimet dhe për të vazhduar shtatëzaninë e saj.

Mamaja heroike solli në jetë Meganin e vogël së bashku me partnerin e saj Massimo më 18 shtator.Foshnja e tyre lindi para kohe, në javën e 35-të në një spital në Milano.

Ajo peshonte shumë pak, por mjekët arritën ta kalonin me sukses lindjen. Deborah e përshkroi vajzën si një “mrekulli”.

Ajo shkroi në rrjetet sociale pak pasi doli nga lindja: “Mirë se erdhe, e vogla Meg . Ti akoma nuk e di, por ne të shpëtuam jetën. Ne të paktën shpresonim të kishim një lindje të qetë, por edhe këtu, jeta na hodhi një kthesë.”

Ajo gjithashtu e përshkroi burrin e saj, Massimon si “shkëmbi i vërtetë i jetës sime”.

Deborah kaloi dy muajt të lumtur me Megan dhe Massimo, ku shijuan edhe javët e fundit së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat