Gazetarja Kristi Gongo zbuloi në “S’e Luan Topi” disa detaje nga jeta familjare e saj dhe partnerit Gjergj Dudushi.
Gongo është kunata e Bietës dhe Alban Dudushit, të cilët po ashtu janë pjesë e medias. Ajo tregoi edhe “debatet” që mund të krijohen me kunatën e saj, të cilat lidhen me punën.
Erjona Rusi: Gjergji Dudushi është vëllai i Alban Dudushit, i cili është burri i Bieta Sulos, e cila e ka gjetur dashurinë po ashtu në Top Channel. Si është Alban Dudushi si kunat?
Kristi Gongo: Janë njerëz shumë të mirë, edhe Albani. Është kënaqësi kur ke çfarë bisedon. Se përpos bisedave familjare dhe interesimeve që janë, janë edhe këto bisedat për punën, kemi çfarë ndajmë. Ndajmë këshilla që janë të pakursyera, gjithashtu edhe Bieta. Në nisje të programit punë pa tek kishim ato bisedat tona në drekat dhe darkat familjare.
Ata thonë që kam qëlluar njësoj sepse nuk tërhiqem nga diskutimi. Ti më thua se e ke baxhanake, e ke kunatë është shumë mirë ne nuk ndërhyjmë në punët e njëra-tjetrës është shumë e rëndësishme në ruajtjen e një marrëdhënieve të mirë e cila është e shëndetshme, telefoni është aty për çdo bisedë, kemi marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht se ka momente kur bisedimet nuk përputhen. Por sërish ne respektojmë vendimet e njëra-tjetrës.