Miranda Kerr ka treguar se nuk ka ndërmend të ketë më fëmijë, pasi ndihet e kompletuar me të katërt fëmijët e saj që po rrit.
Modelja 41-vjeçare, duke folur në numrin e dhjetorit të revistës Vogue Australia, shpjegoi se i mjafton familja që ka krijuar me bashkëshortin e saj, miliarderin Evan Spiegel.
“Ndihem e kompletuar. E di që Evan do të donte dhjetë fëmijë nëse do të varej nga ai. Unë nuk jam nga ata njerëz që mund të lejoj njerëz të tjerë të rrisin fëmijët e tyre”, shpjegoi Miranda.
Miranda dhe Evan kanë tre djem: Hart, gjashtë, Miles, pesë dhe Pierre, nëntë muajsh. Përveç kësaj, Miranda ka një djalë 13-vjeçar, Flynn, nga martesa e saj e mëparshme me Orlando Bloom.