"Valvitu flamur kombëtar" është një nga këngët e bukura që erdhi me rastin e Festës së 28 Nëntorit, e publikuar vetëm pak ditë më parë.
Kënga është mjaft e bukur dhe është pritur mjaft mirë, falë edhe kombinimit të dy këngëtarëve Hekuran Krasniqi dhe Anduena Osmani Himaj.
Edhe teksti dhe klipi janë në ngjyrat kuq e zi, si flamuri kombëtar, të përshtatura mjaft bukur dhe me pamje emocionuese.
Kjo këngë është publikuar gjithashtu në kanalin YouTube dhe ka qenë një nga këngët më të dëgjuara, veçanërisht gjatë Festës së Flamurit.
Ajo mund të gjendet gjithashtu në linkun më poshtë, ndërsa ndjekësit e duan gjithnjë e më shumë Anduenën, pas rikthimit të saj në muzikë pas shumë vitesh.