Kunatë me Bieta Sulon, gazetarja e njohur flet për marrëdhënien e tyre

Mediale Vip

Kunatë me Bieta Sulon, gazetarja e njohur flet për marrëdhënien e tyre

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 21:14
Kristi Gongo

Gazetarja e njohur Kristi Gongo, e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi,” ndau disa detaje interesante mbi jetën e saj familjare dhe marrëdhëniet profesionale me kunatën Bieta Sulo dhe kunatin Alban Dudushi.

Kristi është në një marrëdhënie me vëllain e Albanit, Gjergjin.

E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi për dinamikën mes tyre, Gongo u shpreh se marrëdhënia mes familjarëve është tejet e mirë dhe se diskutimet për punën shpesh janë pjesë e tryezave të përbashkëta.

“Janë njerëz shumë të mirë, edhe Albani. Është kënaqësi kur ke çfarë bisedon. Përveç bisedave familjare, kemi edhe këto bisedat për punën, ndajmë këshilla që janë të pakursyera,” tha Gongo, duke vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e kunatës së saj, Bietës.

Gazetarja tregoi gjithashtu për “debatet” e vogla që mund të lindin në familje, duke i cilësuar ato si pjesë normale e bashkëpunimit mes njerëzve të medias.

Ata thonë që kam qëlluar njësoj sepse nuk tërhiqem nga diskutimi. Ti më thua se e ke baxhanake, e ke kunatë është shumë mirë ne nuk ndërhyjmë në punët e njëra-tjetrës është shumë e rëndësishme në ruajtjen e një marrëdhënieve të mirë e cila është e shëndetshme, telefoni është aty për çdo bisedë, kemi marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht se ka momente kur bisedimet nuk përputhen. Por sërish ne respektojmë vendimet e njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat