Xuxi ka fituar vetëm 2800 ndjekës në Instagram që me hyrjen e tij në Big Brother

Mediale Vip

Xuxi ka fituar vetëm 2800 ndjekës në Instagram që me hyrjen e tij në Big Brother

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 22:28
Xuxi

Në shtëpinë më të famshme në vend është diskutuar tejet shumë gjatë ditës së sotme (e diel) numri i ndjekësve që banorët kanë nëpër llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Ka qenë Leonardo Gashi cak i disa banorëve brenda, teksa e kanë akuzuar për ndjekësit e rremë.

Ai tha se ka mbi një milion në Instagram e TikTok, gjersa shumë prej tyre thanë se po të kishte aq nuk do të hynte në Big Brother.

Në vazhdim të bisedës ka ndërhyrë edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tregoi ndjekësit që ka në Instagram.

I njëjti theksoi se kur ka hyrë brenda ka pasur 2537 ndjekës në Instagram dhe të gjithë janë realë.

E tani nëse shohim Instagramin e këngëtarit shihet se gjatë qëndrimit brenda ka fituar 2800, pasi aktualisht numëron 5336.

Duket se nuk ka fituar edhe aq shumë, krahasuar me konkurrentët e tjerë në këtë reality shou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat