Një nga lajmet që ka qarkulluar së fundmi ka qenë hyrja e futbollistit Eros Grezda në Big Brother VIP Albania 4.
Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” e telefonuan për të konfirmuar lajmin dhe me përgjigjen ka lënë të kuptohet se edhe mund të jetë.
I njëjti tërthorazi ka bërë të kuptohet se do të marrë pjesë në edicionin e katërt.
Pjesë nga biseda:
Rudina: Do e ndash shapin nga sheqeri, do jesh banor i Big Brother VIP Albania?
Eros: Pse e nis kaq fuqishëm, me pyetje kaq të rënda.
Rudina: Është e rëndë kjo si pyetje?
Eros: Është pyetje e vështirë. Do ta merrni vesh shumë shpejt.
Rudina: Nuk do na e thuash.
Eros: Është një ditë me shi, nuk është koha e duhur për të dhënë përgjigje kaq të rëndësishme. Të presim të dalë dielli.
Rudina: Çfarë mendon se do bënin gocat po të futeshe ti në Big Brother?
Eros: Nuk e di, nuk e di…
Rudina: Pret shumë trëndafila nga qielli.
Eros: Pres të dalë dielli.
Rudina: Aty brenda nuk do e ndjesh diellin, mezi presim të shohim çfarë do veshësh natën e parë të BBV.
Eros: Unë nuk thash gjë.
Einxhel: Nga eksperienca, përgjigja është ‘po’, sepse ai që nuk do të hyjë është i prerë.